22 Dhjetor 2024

Përdor ndriçim efiçent, shpenzo më pak energji!

Prishtinë, 3 gusht - “Projekti për ndriçim Efiçient në Kosovë” është një iniciativë e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) që zbatohet me mbështetjen e Bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ) për promovimin e përdorimit të poçave efiçient në amvisëri në Kosovë.

Kjo iniciative ofron dy përparësi kryesore: Kursimin e energjisë elektrike dhe shpenzime me të vogla të parasë dhe Kontribuon në mbrojtjen klimatike.
Ky projekt prezanton një eksperiencë të re ndriçimi për 200 amvisëritë e përzgjedhura nga Prishtina, Gjilani dhe Gjakova. Ministria e Energjisë dhe Minierave vendosi të bëjë një hulumtim në shtëpitë e përzgjedhura me qëllimin që të konstatoj se çfarë është vlera mesatare e kostos se energjisë të cilën një familje është në gjendje të kursejë, thjeshtë duke zëvendësuar poçat e zakonshëm me poça efiçient.

Në fazën e parë të projektit, MEM me mbështetjen e Bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ) beri një hulumtim në disa ndërtesa publike dhe vlerësoi se si mund të zëvendësohet ndriçimi ekzistues qe ka  shpenzim të lartë të energjisë me ndriçimin modern të teknologjisë së fundit.

Qëllimi i projektit është te inkurajoj amvisëritë që të përdorin me tepër poçat efiçientë. Sepse poçat efiçientë shpenzojnë ndjeshëm me pak energji sesa poçat e rëndomtë, dhe kanë jetëgjatësi deri në dhjetë vite.

Me anë të këtyre mënyrave të thjeshta, pra me zëvendësimin e 10 llambave, një familje mesatare kosovare kursen rreth 28 € në vit. Kjo do të kursente rreth 7 milionë € për të gjitha familjet kosovare. Në të njëjtën kohë mund të kursehen rreth 30 GWh energji elektrike, çka do të rezultonte në më pak ndërprerje të energjisë dhe në një furnizim më të sigurt me energji elektrike.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka - Pula ka theksuar se ndriçimi është një kontribuues madhor në faturat e energjisë, prandaj kursimi i energjisë nëpërmjet instalimit të poçave efiçientë ka ndikon dukshëm në rritjen e efiçiencës.

“Përmirësimi i efiçiencës së energjisë duke instaluar poqa efiçient me qëllim kursimin e energjisë, ka kuptim si për amvisëritë ashtu edhe Kosovën, pasi kjo është më e lirë se sa të ndërtosh kapacitete te reja gjenerues dhe parandalon paqëndrueshmërinë e rritjes së kërkesës për energji.  Kërkesa dhe përdorimi i zvogëluar i energjisë ndihmon si ekonominë ashtu edhe mjedisin, dhe është ne të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ministrja Pula tha se duke rritur efiçiencës e energjisë përmes aplikimit të ndriçimit efecient, Kosova u bashkohet vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket kësaj fushe dhe përmbush obligimet që dalin nga direktivat e BE-së, ndërkohë që kjo ka ndikim edhe mjedisor.

Për të ndërlidhur aspektin privat dhe publik të projektit, nëpunës nga ndërtesat publike dhe prindërit e një shkolle te Gjilanit u inkurajuan të marrin pjesë gjatë një vlerësimi të sistemit të ndriçimit. Rreth 200 amvisëri morën pjesë në ketë hulumtim të zhvilluar në muajin korrik.

Energjia e shpenzuar nga përdorimi i poçave të zakonshëm të ndriçimit e rritë ndjeshëm shumën e faturave mujore të energjisë. Ky shpenzim është humbje e parëse pasi vetëm 5% nga energjia elektrike e përdorur transformohet në dritë ndërsa pjesa tjetër 95% humbet si nxehtësi. Poçat  efiçient konsumojnë më pak energji dhe ndriçojnë po aq sa dhe poçat e zakonshëm. Shumë amvisëri në mbarë botën kanë filluar të përdorin këto poça. Bashkimi Evropian tashmë ka nisur të ndalojë me ligj përdorimin e poçave të zakonshëm.

Studentë të sociologjisë dhe teknologjisë nga Universiteti i Prishtinës e mbështetën këtë projekt. Këta të fundit u trajnuan në ngritjen profesionale për përshtatjen e poçave dhe kalkulimin e kursimeve të energjisë nga ky zëvendësim. Gjithashtu këta student u trajnuan në mënyrë që të administrojnë pyetësorët.

Një nga partnerët në këtë projekt, OSRAM, një prodhues i mirënjohur i poçave efiçientë mbështeti projektin duke sponsorizuar poçat  te cilat iu shpërndan falas familjeve pjesëmarrëse.

Me anë të këtij projekti qeveria vendosi një tjetër cak drejt realizimit të strategjisë së energjisë: Përdorimi efiçient i energjisë redukton limitimet ne furnizim me energji në afat te shkurtër dhe siguron një furnizim të qëndrueshëm në perspektivën afatgjatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)