26 Dhjetor 2024

Për tre muaj Kosova ka eksportuar 161,6 GW/h energji elektrike

Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM2 2014.
 
Në tremujorin e dytë të vitit 2014, Kosova ka prodhuar rreth 1,638.9 mijë tonë thëngjill. Në TM2 2014 sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar në Termocentrale është 1,306.3 GW/h, kurse në hidrocentrale është 56,5 GW/h.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 111,2 GW/h energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM2 2014) Kosova ka eksportuar 161,6 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2013) kemi zbritje për 58,9%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014 (TM1 2014), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 864,1 GW/h energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2013), sasia e energjisë elektrike së konsumuar është rritur për 0,7%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)