Pengesat ne furrnizim nga NS 110/10 kV Skenderaj
Prishtinë, 8 gusht - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka bërë të ditur se nga dje në ora 20.25 deri në orën 00.23 për shkak të temperaturave të larta ka mbetur jashtë pune transformatori T1 në NS 110/10 kV Skenderaj, me çrast gjatë kësaj kohe qyteti i Skenderajit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e mirëmbatjes së KOSTT kanë dalur menjëherë në terren dhe problemi është elimiuar.