23 Dhjetor 2024

Pengesat në furnizimin me energji elektrike në rajonin e Dukagjinit

Prishtinë, 17 korrik - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) njofton qytetarët e rajonit të Dukagjinit se për shkak të zjarreve në fushat e grunajave të cilat gjenden në afërsi të Nënstacionit 400/110kV Peja 3 në Komunën e Istogut KOSTT është detyruar që për shkaqe të sigurisë të shkyç disa linja të tensionit të lartë në mënyrë që të ruaj stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe për të mundësuar intervenimin e ekipeve të zjarrfiksëve.

KOSTT apelon te qytetarët që maksimalisht të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike në mënyrë që kjo situatë e jashtëzakonshme të tejkalohet sa më leht.

Për më tepër, KOSTT mund të jetë i detyruar që të bëjë rikonfigurime të sistemit nga të cilat mund të ndikohen edhe pjesët tjera të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)