PEK: Notja e ajrit, ujit dhe tokës, ka marrë përmasa alarmante
Prishtinë, 24 maj - Partia Ekologjike e Kosovës përshëndet iniciativën e Qeverisë së Kosovës që në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë e cila do të mbahet me datë 3 qershor, në Prishtinë të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mjedisit.
Partia Ekologjike e Kosovës vazhdimisht ka konstatuar se ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, ka marrë përmasa alarmante dhe se gjendja po keqësohet çdo ditë e më shumë.
30% e tokës në total dhe 60 % e tokës së bukës është nën ndikimin direkt të ndotjeve dhe se rritja ekonomike bazuar në shfrytëzimin intensive të natyrës përbën shkakun e degradimit të mjedisit tonë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Duke u nisur nga këto dhe shumë fakte të tjera, që janë alarmante dhe të pakontestueshme, Partia Ekologjike e Kosovës ka bërë apel autoriteteve dhe institucioneve shtetërore që të merren më seriozisht më evitimin e të gjitha dukurive negative që dëmtojnë mjedisin jetësor.
Për këtë qëllim u themelua Rrjeti i Forumeve ekologjike mbarëkombëtare nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Gjatë 5 muajve të këtij viti, Forumi zhvilloi shumë aktivitete intensive. Prej të cilave veçojmë:
1. Më 22. Mars, në Ditën Botërore të Ujit, në Feronikel - Drenas, u mbajt një protestë, ne të cilën u fuqimisht u reaguar për hedhjen e mbeturinave ne lumin Drenica si dhe hedhjen dhe jo menaxhimin e mirë i mbetjeve nga lënda e parë të cilën feronikeli e hedh në fshatin Qikatovë dhe i njëjti nga era shpërndahet edhe ne fshatrat të tjera për rreth tij, e që paraqet rrezik permanent për shëndetin e qytetorëve të asaj treve.
2. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill 2016 në bashkëpunim me Bashkinë e Krujës ( Shqipëri) u organizua Konferenca e Rrjetit të Forumeve ekologjike mbarëkombëtare me temën : Të mbrojmë tokën nga ndotja- (Për një ndershmëri mjedisore në shërbim të saj) në të cilin morën pjesë më se 100 ambientalistë nga të gjitha vendet e rajonit.
3. Më 7. Maj 2016. në Prizren u bë konstituim i Forumit mbarëkombëtar të ekologëve me çrast u miratua statuti, programi i punës dhe u zgjedhën organet e Forumit mbarëkombëtar në krye të së cilës janë dy bashkëkryetar Arif Krasniqi nga Kosova dhe Sazan Guri nga Shqipëria.
4. Qenda e Ekologëve të Kosovës (OJQ) me inicimin e Partisë Ekologjike ka përgaditur Projektin për aplikimin e TELEFONIT EKOLOGJIK në Kosovë Projekti tani është dërguar në institucionet shtetërore për miratim dhe së shpejti do të filloj punën. Me këtë shpresojmë se do të arrihen rezultate në zbutjen dhe evitimin e problemeve ekologjike dhe mjedisore në Kosovë.
5. Projekti tjetër, shumë i rëndësishëm është ai i MONITORIMIT TË MJEDISIT NË KOSOVË, i cili po ashtu pret miratimin nga institucionet tona kompetente.
Pa dashur të gërmojmë në detaje, kemi për detyrë të informojmë opinionin dhe institucionet kosovare dhe të shprehim shqetësimin tonë për gjendjen alarmante të mjedisit në Kosovë, ku ka shumë devijime dhe dalje jashtë çdo kontrolli që mbi të gjitha ka pasoja të rënda dhe rreziqe reale për dëmtimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, shëndetit të tyre dhe të dinjitetit të shoqërisë. Andaj nga Qeveria e Kosovës, veçmas Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kërkojmë që të ndërhyjnë fuqimisht dhe të reflektojnë në drejtim të evitimit dhe eliminimit të të gjitha dobësive në fushën e ekologjisë dhe të mjedisit jetësor.
Andaj, Partia Ekologjike e Kosovës vlerëson lartë, paralajmërimin për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e mjedisit. Pret që institucionet të mos dalin jashtë identitetit dhe funksioneve të tyre, por të reflektojnë dhe veprojnë ashtu siç e përcaktojnë ligjet dhe aktet e tjera normative në fuqi. Ne parapëlqejmë që qytetarët tanë të jetojnë në ambiente ku ligji rregullon marrëdhëniet e jo ku secili imponon vullnetin e vetë subjektiv, dëshirat dhe qëllimet e tij personal. Shpresojmë se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikoj pozitivisht dhe kontribuoje në evitimin e problemeve të përbashkëta në fushën e mjedisit, si dhe të siguroi një bashkëpunim më intensiv të gjithë subjektive, gjë që deri më tani ka munguar ndjeshëm. Partia Ekologjike e Kosovës dhe Forumi mbarëkombëtar me aktivitetet konkrete do të reflektojnë në këtë drejtim.