23 Dhjetor 2024

Pastrimi i gazifikimit të KEK-ut zvogëlon rreziqet për shëndetin publik

Prishtinë, 24 maj -  Kompania greke “Inxhinieri  për Mbrojtjen e Mjedisit  S.A.“ ditë më parë organizoi një darkë në kryeqytetin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të projektit “Waste Removal – On site Treatment ΙCΒ Νο4 Energy Sector Clean-uρ and Land Reclamation” të KEK-ut, i financuar nga Banka Botërore.

Pronari i kompanisë, zoti Athanasios Polychronopoulos, dhe ekipi i projektit prezantuan tek  Sekretari i Përgjithshëm të  Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të KEK-ut, Përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bankës Botërore, përfaqësuesve të USAID-it si edhe ambasadorëve nga Greqia, Suedia, Holanda dhe Belgjika, kompleksitetin dhe vështirësitë e këtij projekti deri në përfundimin e tij.

Pastrimi i gazifikimit të njësisë së KEK-ut është një vepër e rëndësishme dhe synon të ndihmojë për të zvogëluar rreziqet serioze si për shëndetin publik po ashtu dhe për mjedisin në Kosovë.

Në kuadër të projektit, janë hequr  5500 ton mbetje të rrezikshme të cilat u paketuan për eksport ndërsa 14,700 ton lëngjeve me përmbajtje të ulët organike (LLOC) u trajtuan në vendin e tyre.

Megjithatë, eksporti i mbetjeve ishte një nga pjesët më të vështira të këtij projekti meqë sipas Rregullores së BE-së nr. 1013/2006, dd. 14/6/2006 nuk lejohet importi dhe depozitimi përfundimtar i mbeturinave brenda kufijve të BE-së nga shtetet të cilat nuk kanë nënshkruar  kontratën Basel.

Në këtë drejtim, dy marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar midis Kosovës dhe vendeve që importuan mbeturinat,  Belgjikës dhe Suedis respektivisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)