Paratë e buxhetit për KEK-un i "gëlltitën" pushtetarët
Do të thotë se oligarkët e politikës dhe të parapolitikës janë penguesit e mosndërtimit të këtij termocentrali dhe në përgjithësi të zhvillimit ekonomik të Kosovës", tha Faik Krasniqi, njohës i çështjeve ekonomike
Në vend se të ishim shndërruar në një "oazë", që do të mund të kishim fjalën kryesore në prodhimin e energjisë elektrike, falë resurseve natyrore që na i ka falur natyra e Zoti, pasi që flemë mbi thëngjill, Kosova e ka humbur garën në rajon në fushën energjetike.
Po të shfrytëzoheshin këto resurse, vendi do të ishte në gjendje të eksportojë rrymë në vend se të importojë siç ndodh aktualisht.
Ekspertët thonë se fajtore për këtë janë të gjitha garniturat e deritashme të pushtetarëve të pasluftës të cilëve ju ka interesuar vetëm pasurimi i tyre në emër të KEK-ut e që e kanë bërë nëpërmes tenderëve milionësh, duke zhvatur paranë publike për interesa të tyre, me të cilat para fare lehtë do të mund të ndërtoheshin dy TC.
/Kosova Sot/