Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Prishtinë, 19 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm, duke bërë që kjo javë të vijoj me mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe kryesisht i vranët momentalisht në viset e larta kemi reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Deri ditën e enjte do të vazhdoj të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjta deri ditën e diele do të ketë ngritje të në fushat termike.
Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s.