Parashikimi i motit për pesë ditë e javës
Prishtinë, 31 tetor - Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojn të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.
Keshtu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas te cilit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.
Nga dita e martë sipas IHK-se temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbrrijtur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius.
Temperatuart minimale do të shënojn vlera negative diten e martë dhe në shum lokaliteti pritet të formuhet dukuria e brymës.
Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperendimit, shpejtesia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile.
Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të biejn të përziera me dëborë. Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.