Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme te javës
Prishtinë, 29 tetor - Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Të hënë dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.
Sa i përket fushave termike, do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.