25 Dhjetor 2024

Pagat e punëtorëve te KEK-ut nuk e shtrenjtojnë çmimin e energjisë elektrike

Prishtinë, 10 qershor - Për hire te korrektësisë dhe për sqarim te opinionit publik, KEK sh.a. është i detyruar te reagoi ne spekulimin e plasuar sot ne disa mediume rreth ndikimit te pagave te punëtorëve te KEK-ut ne çmimin e energjisë elektrike.

Te hyrat e lejuara maksimale dhe Metodologjia e përcaktimit të ngarkesave për energji elektrike të prodhuar nga KEK-u janë aprovuar nga Bordi i ZRRE-së dhe zbatohen nga data 31 mars 2014. Nga kjo date çmimet e energjisë elektrike qe KEK aplikon ndaj KEDS-it janë ne fuqi edhe sot dhe do te zbatohen deri në vendimin e ardhshëm të bordit të ZRRE-së. Vendimi për rritje te pagave për punëtorët e KEK-ut ka filluar se aplikuari pas kësaj date, me ç’rast nga aspekti buxhetor kjo rritje është mundësuar nga kursimet. Si rrjedhim, rritja e fundit e pagave për punëtorët e KEK sh.a. nuk ka pasur dhe as qe mund te këtë asnjë efekt ne rritje eventuale te çmimit te energjisë elektrike.

Vendimi i Zyrës se Rregullatorit i datës 15 Maj 2014 për te hyrat e lejuara te KEK-ut per vitin 2014 është i njëjtë me vitin paraprak.

 
Përfundimisht, te hyrat e aprovuara për KEK-un nuk ndikojnë ne rritjen e çmimit te energjisë elektrike për vitin 2014.

 
Andaj, deklaratat e tilla rreth kësaj çështje nga kushdo qe bëhen janë qëllim këqija edhe plotësisht te pavërteta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)