OKB prezanton projektin për energji të qëndrueshme për të gjithë
New York, 6 qershor - Të enjten në selinë e Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB) në New York është prezantuar projekti 10 vjeçar \"Energji e qëndrueshme për të gjithë\".
Në ceremoninë e hapjes, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se, propozimi se \"çdo njeri gëzon të drejtën për energji të qëndrueshme\" ka arritur sukses.
Projekti për \"Energji të qëndrueshme për të gjithë\" që do të zgjatë nga 2014-2024 pritet të ndikojë në rritjen e shërbimeve energjitike për të gjithë.
Presidenti i Asamblesë së 68-të të OKB-së John Willam Ashe tha në ceremoni se, \"projekti \"Energji të qëndrueshme për të gjithë\" është mjaft i rëndësishëm pasi do të ndikojë në përmirësimin e jetës së shtresave të varfra të popullsisë.\"
\"Ka ende shumë punë për të bërë për të ofruar shërbime sa më efektive në fushën e energjisë,\" theksoi Ashe.