OKB kërkon zhvillohet energjia e rinovueshme
New York, 23 prill - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe kryetari i sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, John William Ashe me rastin e Ditës Botërore të Tokës apeluan që të nxitet më tej përdorimi i energjisë së rinovueshme.
Ky sesion u mbajt me moton \" Harmoni me natyrën\". Ashe dhe Ban Ki moon , duke folur për strategjinë e zhvillimit, pas vitit 2015 u bënë thirrje vendeve anëtare, shoqërisë civile dhe palëve të interesuara të rritin investimet për përmirësimin e ekosistemit, nëpërmjet politikave publike globale, në fushën e mjedisit.