OKB: 2011, viti i dhjetë më i nxehtë radhaz
New York, 30 nëntor - Zyra e Kombeve të Bashkuara për Motin thotë se 2011-a është viti i 10-të radhazi më i nxehtë i regjistruar dhe ai paralajmëron se nivelet e gazeve të efektit serrë po arrijnë në një pikë kritike.
Organizata Metereologjike Botërore bëri sot një deklaratë, ku thonte se nga 13 nga 15 vitet më të nxehta të regjistruar që nga viti 1850, janë pas vitit 1997, pra që moti këtë vit vazhdon të ngrohet dhe se gazet e efektit serrë në atmosferë po i afrohen shumë shpejt niveleve për të cilat shkencëtarët thonë se mund të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme për planetin tonë.
Raporti për ngrohjen e planetit tonë doli sot, në ditën e dytë të konferencës për ndryshimet klimatike në Durban të Afrikës së Jugut, ku po diskutojnë përfaqësues nga 200 vende të botës.