OJQ-të që mbrojnë mjedisin informohen mbi dhënien e granteve
Prishtinë, 19 shtator - Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower – Engage Build Ownership” (EEBO) i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të theksohet rëndësia e mbështetjes së veprimeve konkrete të OJQ-ve lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe ekonomisë qarkore - veprime të cilat drejtpërdrejt përqendrohen të kontribuojnë në të mirën e komunitetit.
Gjithashtu gjatë ngjarjes do të ofrohen informata mbi skemën e dhënies së granteve për organizata joqeveritare në kuadër të projektit në fjalë që do të shpallet gjatë muajit Tetor 2019.
Thelbi i projektit EEBO është dhënia e granteve, e ndarë në tri thirrje, që mbështet gjithsej 59 ide projektesh të implementuara nga OJQ vendore në shumën prej gjithsej 355,000 EUR.
Gjatë ngjarjes, sukseset nga dy thirrjet e kaluara do të shpalosen, dhe do të bëhet njoftimi mbi thirrjen e tretë pasuese.
Thirrja e tretë do të mbështesë gjithsej 20 OJQ me aktivitete projekti në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për më tepër, ngjarja do të shërbejë si një mundësi rrjetëzimi midis OJQ-ve lokale, komunitetit të donatorëve, dhe palëve të interesuara përkatëse, dhe në fund të ngjarjes, mësime falas për biçikleta do të ofrohen nga një prej nën-përfituesve të projektit EEBO.