28 Dhjetor 2024

OEK kundër disa veprimeve të cilat i ndërmerr KEDS-i

Prishtinë, 6 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës si asociacioni më i madh i komunitetit  të biznesit në Kosovë, në emër të anëtarësisë  shpreh shqetësime për disa veprime të cilat i ndërmerr KEDS-i.

OEK angazhohet kundër tarifave dimërore për kompanitë prodhuese, pasi që një gjë e tillë paraqet ngarkesë të rëndë për prodhuesit vendor dhe rëndon pozitën edhe ashtu të pavolitshme të tyre.

Ka edhe disa nga veprimet tjera të cilat sipas OEK shkaktojnë shqetësimin e komunitetit të biznesit.

OEK konsideron se KEDS me prioritet duhet të merret me çështjet

-    Duhet shikuar çështjet e maksografëve pasi që konsiderojmë se ajo është mënyrë e dëmtimit flagrant dhe të panevojshëm të konsumatorëve nga bizneset vendore dhe në këtë drejtim angazhohemi për aplikimin e praktikave më të mira evropiane,

-    Është e pa pranueshme kërkesa që me ndryshimin e rregulloreve të kërkohet që pajisjet e trafove të cilat më herët janë pranuar nga KEK-u, gjegjësisht Distribucioni i KEK-ut të ndërrohen në tërësi, pasi që pajisjet aktuale i plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme tekniko teknologjike dhe ligjore, 

-    Gjithashtu OEK angazhohet kundër tarifave shumë të larta për pranimin e fuqisë hargjuese të pajisjeve në kompanitë prodhueseve dhe shërbyese,

-    Përfaqësuesit e kompanive vendore akuzojnë KEDS-in se po manipulon me deklarata se kinse KEK-u ka kërkuar që asetet private të bartën në pronësi të KEDS-it,

-    Për komunitetit i biznesit është e papranueshme që asetet me forcë më të madhe se 10 KW, të cilat i blejnë dhe sigurojnë kompanitë të bartën në pronë të KEDS-it, posaçërisht duke pas parasysh se në krahasim me KEK-un si kompani në pronësi të vendit, KEDS-i është kompani private e cila në këtë mënyrë, pa investime vetanake po e rritë kapitalin e vet.

Komuniteti i biznesit ditëve në vijim këto dhe kërkesat tjera do ti parashtron para institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe do të kërkon respektimin e dispozitave ligjore dhe marrëveshjes së privatizimit të KEDS-it dhe do të angazhophet fuqishëm në parandalimin e keqpërdorimit nga ana e KEDS-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)