22 Dhjetor 2024

Obiliqasit protestojnë për ndërprerje te energjisë elektrike

Prishtinë, 9 mars - Gjatë ditës së sotme qytetarët e Obiliqit kanë protestuar të mërkurën me kërkesën e vetme që kjo komunë të ketë 24 orë energji elektrike.

Mungesa e energjisë elektrike dhe dëmet që po i shkakton Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë që qytetarët e Obiliqit të dalin të protestojnë në qytet, ndërkohë që organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por ato mund të jenë më radikale.

Kryetari i komunës, Mehmet Krasniqi, i cili ka thënë se qytetarët e Obiliqit janë pagues të rregullt të energjisë, ndërsa KEK-u nuk po tregon respekt për popullatën.

Nga ana tjetër, Ajet Berisha kryetar i Këshillit Organizativ të Protestës, njëherë kryetar i Komisioni për Energji në komunë, ka thënë se qytetarët e kësaj komune po vuajnë nga shumë pasoja që i shkakton KEK-u dhe prapë ballafaqohen me mungesë të energjisë.


Edhe qytetarët që kishin dalë të protestonin shprehnin mllefin e tyre me këtë gjendje.

Kushtrim Preniqi, qytetar, këtë gjendje e vlerëson si katastrofale.
Protesta pritet të mbahen edhe në ditët në vazhdim, po që se nuk ka ndonjë përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike.

Në protestat e ardhshme organizatorët thonë se do të jenë më radikale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)