Obama i paraqiti planet për ndryshime klimatike
Washington, 26 qershor - Duke deklaruar se centralet e energjisë në Shtetet e Bashkuara më nuk do të lejohen që të hedhin sasi të pakufizuara të ndotjes me karbon në hapësirë, presidenti amerikan, Barack Obama, e ka shpallur planin për uljen e ndotjes me karbon, konservimin e energjisë dhe përgatitjen për efektet e ndryshimeve klimatike.
Në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmë vonë në Universitetin Georgetown, Obama ka shpallur se ka urdhëruar Agjencinë e Mbrojtjes së Ambientit, që të krijoj kufizimet e para të sasisë së rrezatimit nëpërmjet nxehtësisë, për centralet e reja të energjisë dhe për ato ekzistuese.
Zoti Obama tha se ka kërkuar nga Kongresi që ta miratoj legjislacionin për ndryshimet krilimatike, por asgjë nuk kishte ndodhur.
Si president, si prind dhe si amerikan, jam këtu të them se ne duhet të veprojmë, tha Obama.
Memorandumi presidencial për agjencitë federale do ti inicoj aksionet që synojnë rritjen e prodhimit të energjisë së ripërtirë në pronat qeveritare, rritje të standardeve të efikasitetit energjetik dhe përgatitjen e komuniteteve të Shteteve të Bashkuara për tu marrë më tepër me ndryshimet klimatike, që janë gjithnjë e më të ashpra.