Obama bllokon blerjen e katër centraleve elektrike me erë
Washington, 30 shtator - Presidenti amerikan Barak Obama nxori të enjten një urdhër, sipas të cilit, nisur nga arsye të sigurisë kombëtare, ndalohet një kompani me investime kineze të blejë katër centrale elektrike amerikane me erë dhe kërkohet heqja e së drejtës së pronësisë të kësaj kompanie.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Obama është i mendimit që fakte të besueshme tregojnë se veprimi i blerjes së centraleve me erë nga kompania \"Ralls Corp.\" mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të ShBA-së.
Po të enjten edhe Departamenti amerikan i Thesarit publikoi një deklaratë, ku thuhet se ky vendim i Obamës lidhet vetëm me këtë transaksion dhe nuk ka të bëjë me investimet e drejtpërdrejta të Kinës ose të vendeve të tjera në ShBA.