23 Dhjetor 2024

Numër i madh i projekteve të KEK-ut në ndryshimin e gjendjes në ambient

Prishtinë, 2 mars - Me gjithë vështirësitë e trashëguara nga e kaluara, Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të ketë pjesë të rëndësishme të saj, investimet e vazhdueshme në përmirësimin e ambientit.

Dhe ky vit pritet të jetë i mbushur me realizimin e një numër të madh të projekteve, përmes të cilave do të ndryshohet rrënjësisht pamja e rëndë e krijuar për dekada.

Drejtori i njësisë për menaxhimin e projekteve mjedisore dhe rikultvim të tokave, Rasim Veseli ka thënë se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me donatorët e ndryshëm do të vazhdojnë edhe këtë vit investimet në përmirësimin e ambientit, i cili do të kthehet në shfrytëzim të banorëve.

Ai ka bërë të ditur se në një nga shumë projektet e rëndësishme që KEK-u parashikon ta realizoj këtë vit është shndërrimi i deponisë në fshatin Balaj që shtrihet në një hapësirë 90 hektarëshe në një zonë atraktive si për qytetarët ashtu edhe për prodhimin e energjisë së pastër nga KEK-u.

"Sipërfaqja e tërësishme e këtyre tri fushave ku mendohet të vendosen panelet solare, është afërsisht 25 hektarë dhe me këtë mendojmë të gjenerojmë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike, pa u bazuar në qymyrin ose linjitin, të cili naktualisht e bëjmë si KEK", deklaroi Veseli.

Projekt tjetër që pritet të realizohet këtë vit është brezi i gjelbër në Obiliq.

Përmes këtij projekti do t'i mundësohet Komunës së Obiliqit që të mbjellë drunj, shtigje bicikletash dhe ecjesh për njerëz.

Një projekt tjetër me rëndësi është edhe zgjidhja përfundimtare që do t'i jepet deponisë së djerrinës dhe liqeni vasilevës që është në pronësi të KEK-ut.

"Me Komunën e Obiliqit, me Komunën e Drenasit dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në mënyrë që ti shohim edhe planet e tyre zhvillimore në atë hapësirë. Edhe këtu është ideja që këto sipërfaqe të valorizohen për KEK-un, sikurse është djerrina në Palaj. Për shkak se sipërfaqja aq e madhe është potencial për të krijuar të hyra. Varësisht se cila do të jetë zgjidhja projektuese për liqenin, do të shohim tani se cila do të jenë mundësitë për të shikuar valorizimin si pasuri e cila është në pronësi të KEK-ut", tha tutje Veseli.

Ai ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qeverinë dhe donatorët, është arritur që 259 hektarë të deponisë së hirit të Termocentealit Kosova A të mbulohet tërësisht.

Gjithashtu deponia do të trajtohen edhe rreth 17 hektar në kuadër të fazës së parë, ndërsa synohet që deri në finalizim të saj, të trajtohen rreth 80 hektarë të sipërfaqes së djerrinës në Dardhshtë.

Në bashkëpunim me Komunën e Obliqit po punohet në treajtimin e 20 hektarëve që gjenden përballë hyrjes së Termocentralit Kosova A, ku rreth 60% të sipërfaqes do të gjelbërohet, kurse pjesa tjetër do të ketë hapësira të ndryshme rekreative dhe pellgje ujore.

Një projekt shumë me rëndësi është ai i nisur me Komisionin Evropian për dekomisionimin e tri fabrikave: e azotikut, gazifikimit dhe ngrohtorja, që shtrihen në rreth 60 hektarë.

Po ashtu pritet të nis edhe trajtimi i mbetjeve me përmbajtje të azbestit dhe i vajrave me bifenile të poliklonuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)