24 Dhjetor 2024

Norvegjezët të interesuar për projektet energjetike në Kosovë

Prishtinë, 13 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot një delegacion norvegjez të prirë nga Ambasadori Norvegjez në Prishtinë, Jan Braathu dhe përfaqësues të Kompanisë Statkraft, e cila merret me projekte në sektorin e gjenerimit të energjisë.
 
Me këtë rast Ministri Ismajli dhe diplomati Braathu kanë diskutuar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulohen nga MZHE.

Kreu i MZHE-së ka njoftuar delegacionin norvegjez me projektet energjetike që planifikohen të realizohen në Kosovë, me theks ato të burimeve të ripërtritshme të energjisë siç janë hidrocentralet, ndërsa ka vënë në dukje mjedisin biznesor që ofron Kosova për investime të huaja.

Nga ana e tij, Ambasadori Braathu u zotua se Qeveria Norvegjeze do ta përkrahë me asistencë teknike dhe forma tjera projektin e krijimit të tregut të përbashkët Kosovë –Shqipëri.


Ndryshe, Kompania norvegjeze “Statkraft”, aktualisht ka dy projekte madhore në gjenerim të energjisë elektrike në Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)