Njoftim për konsumatorët e Podujevës
Prishtinë, 18 maj - Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, Ujësjellësi Rajonal njofton se janë të detyruar të zbatojnë nga sot reduktimet e ujit për zona të caktuara , me orar të planifikuar.
Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona:
Zonat : gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi Ø110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi Ø90 për fshatin Ballovc.Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuaret e qytetit !
Në qytetin e Podujevës : 1)Rr. "Zahir Pajaziti" - gypi OD -315 nga udhëkryqi me Rr. "Bedri Bajrami " furnizon pjesën jugore të qytetit. 2)Rr. "Skenderbeu" gypi A.Ç. Ø200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperendimore deri te "Qershitë e Llapashticës".
Këto janë reduktime të planifikuara dhe do zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit.