Njësia gjeneruese A5 jashtë prodhimit
"Nga KEK nuk jemi informuar për kohën e saktë të rikthimit të bllokut në prodhim sidoqoftë, për kohën e saktë të kthimit të tij në punë do të informohemi gjatë ditës së nesërme", thekson KEDS.
Pas pranimit të informatës, KEDS ka siguruar importim të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën e konsumit për ditën e sotme (31 Tetor 2013) derisa jemi në përpjekje të vazhdueshme për sigurim të energjisë elektrike nga importi edhe për ditën e nesërme.
KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit për ditët kur prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Procesi i importimit kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.
Momentalisht, në prodhim janë njësitë gjeneruese B1 dhe A3 ndërsa jasht prodhimit janë njësitë B2 dhe A5. Paraprakisht, nga KEK jemi informuar që njësia B2 do të ri-kthehet në prodhim në fund të javës, përkatësisht më 3 Nëntor 2013.