28 Dhjetor 2024

Njësia B1 nga KEK nuk rifilloi prodhimin siç ishte paralajmëruar

Prishtinë, 31 gusht - KEDS ka njoftuar se dje ishte paralajmëruar rikthimi në prodhim i njësisë B1 nga KEK. Ende nuk ka filluar riprodhimi në njësinë B1 të KEK dhe duke qenë se të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka shkaktuar mjaft probleme në furnizimin e rregullt me energji elektrike për konsumatorë.

Kohë më parë, operatori i transmisionit KOSTT, ka paralajmëruar që është duke hyrë në proces të vëzhgimit nga ana e ENTSO, proces ky i rëndësisë së veçantë që mund të rezultojë në anëtarësimin e KOSTT me të drejta të plota në këtë organizatë dhe me plot përfitime tjera për sistemin energjetik në Kosovë. Fatkeqësisht, devijimet e mëdha nuk lejohen andaj edhe duke qenë se në Kosovë nuk ka kapacitete rezervë të energjisë elektrike, çdo devijim i paplanifikuar nga prodhimi mund të shkaktojë probleme të mëdha në furnizim.

Dy dite me radhë është paralajmëruar kthimi në prodhim i njësisë B1 të KEK, që ende nuk është kthyer në prodhim dhe prape është shtyrë për sot në mesnatë ose nesër në mëngjes. Me fjalë tjera, pa planifikim paraprak dhe pa paralajmërim, Kosova dje dhe sot është duke u përballur me mungesë prej më shumë se 260 MWh të energjisë elektrike ne sistem, mungesë kjo shumë e madhe marrë parasysh limitet në mbulimin e devijimeve për shkak të proceseve në KOSTT si dhe pamundësinë për të importuar në afat të shkurtë kohor.

KEDS nga orët e hershme të mëngjesit është duke bërë të pamundurën që pa planifikim paraprak të importojë energjinë e mjaftueshme për furnizim, sidoqoftë, ky proces është i vështirë dhe kërkon kohë dhe përfundimisht varet nga sasitë e disponueshme të energjisë elektrike në rajon që janë të limituara gjatë ditëve të verës.

Në anën tjetër, nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që të kthejnë njësinë B1 në prodhim sot në mesnatë, edhe pse ishte e planifikuar që kjo njësi të kthehej fillimisht të shtunën në mbrëmje dhe më pastaj edhe dje në mbrëmje.

Edhe njëherë, edhe pse ligjërisht nuk është përgjegjësi e operatorit të furnizimit (KESCO) të mbulojë mungesën e paplanifikuar të energjisë elektrike gjatë ditës (intra day), ne jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim. Lusim të gjithë operatorët tjerë të jenë transparentë dhe të ofrojnë informata korrekte për konsumatorët duke qenë se të gjithë jemi duke bërë të pamundurën të gjejmë zgjidhjet më të mira për konsumatorët.

Vlerësojmë që procesi i anëtarësimit të KOSTT është i rëndësisë së veçantë për Kosovën, andaj edhe jemi duke importuar gjithë çka është e disponueshme, pa marrë parasysh çmimin dhe shpresojmë që i gjithë procesi do të përfundojë me sukses. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)