24 Dhjetor 2024

Një delegacion i kompanive gjermane po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 10 dhjetor - Një delegacion i Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman i udhëhequr nga presidenti Friedbert Pflüger në përbërje të të cilit ishin edhe udhëheqës të kompanive me renome nga Gjermania si Presidenti i Kompanisë ALSTOM, Alf Henryk Wulf dhe përfaqësuesi i  kompanisë Roland Berger, Heiko Ammermann po qëndrojnë në Kosovë.

Delegacioni është pritur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me të cilin është biseduar për mundësitë dhe fushat e bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Gjermani.

Në fokus të këtij bashkëpunimi ka qenë edhe projekti i TC “Kosova e Re” me ç’rast delegacioni i shoqëruar nga Ministri Ismajli sot ka vizituar edhe ambientet e TC “Kosova B”, ku është njoftuar me kapacitetet prodhuese, gjenerimin si dhe vështirësitë me të cilat po përballet ky termocentral.
 

Si rezultat i parë i kësaj vizite, Shoqata e Biznesit Kosovaro-Gjerman shumë shpejt do të organizojë një vizitë studimore ku një numër inxhinierësh kosovarë do të udhëtojnë në Gjermani, me ç’rast do të vizitojnë kompaninë ALSTOM për tu njohur dhe familjarizuar me teknologjitë më të reja të prodhimit të energjisë.

Te dy palët kanë konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me objektiv zhvillimin ekonomik të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)