23 Dhjetor 2024

Nisin punimet e hidrocentralit të Banjës

Tiranë, 13 maj - Kryeministri i vendit, Sali Berisha, mori pjesë sot në inaugurimin e nisjes së punimeve të hidrocentralit të Banjës në Elbasan.

Berisha në fjalën e tij e cilësoi si historik ndërtimin e HEC-it të Banjës, i cili sipas tij do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë elektrike.

 “Ky është një moment historik për Shqipërinë. Ne inaugurojmë sot fillimin e punimeve përgatitore për ndërtimin e HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe e kësaj fushe në Evropë dhe në botë. Kjo kompani publike është e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj të shkëlqyera, eficente dhe sociale. 

Kjo kompani zbarkon sot këtu në Gramsh e vendosur për të bërë historinë në këtë vend për ndërtimin e Kaskadës së Devollit. Ky është investimi më madhor në historinë e Shqipërisë,” theksoi Berisha.

Vlera e kaskadës së Devollit, kam shifrat e 1 miliardë eurove dhe përbën 20% më shumë energji elektrike sipas kryeministrit. Ky investim sipas tij, pritet që të sjellë një përmirësim të infrastrukturës ekzistuese të komuniteteve përreth. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)