25 Dhjetor 2024

Nisin hetimet për njehsorët elektrik

Prishtinë, 7 prill - Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) Blerim Sokoli, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie janë duke u hetuar nga Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, pasi që Sokoli para pak kohësh ka liçencuar një njehsor elektrik digjital të tipit “Kohler” e të cilët në vazhdimësi kanë regjistruar energji elektrike pa ngarkesë, duke dëmtuar kështu qytetarët e Kosovës.

Në bazë të nenit 31 të udhëzimit administrativ 2006/22 njësori elektrik nuk lejohet të japë impulse dalëse, përkatësisht nuk lejohet të regjistrojë energjinë kur janë të hapura qarqet e rrymës (gjendja pa ngarkesë).

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se para pak kohësh policia ka nisur hetimet brenda Agjencisë, për këtë çështje, ku dhe ka intervistuar drejtorin Sokoli.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)