26 Dhjetor 2024

Nis aksioni kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike

Prishtinë, 22 shtator - Sot nisë aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare, i përbërë nga afro 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale.

Ky aksion po organizohet aktualisht në 9 komuna: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Obiliq dhe Klinë.

Ndërkaq nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, tek stenda ku do të organizohet peticioni, përfaqësuesit e koalicionit do të mbajnë një konferencë për media.

"Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës nënshkrues të kësaj nisme legjislative, ushtrojmë të drejtën tonë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 79) dhe Ligjit nr.04/L-025 për nisma legjislative, duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës ndryshimet e nevojshme ligjore të mundësojnë që çmimi i energjisë elektrike të reflektoj gjendjen sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë elektrike."

Në funksion kësaj, qytetarët permes peticionit kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë të ndërmarr këta hapa:  

1.      Përmes një Rezolute të anuloj Vendimin V_645_2014 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014.

2.      Të amendamentohet Ligji nr.03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike.

3.      Kuvendi i Kosovës të anuloj vendimin e saj dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar.

4.      Të amendamentohet Ligji nr.03/L-185 për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, në të cilin obligohet ZRRE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu, përmes Ligjit të ri për ZRRE, Kuvendi obligon Bordin e ZRRE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë, ashtu siç kërkohet me nenin 1, pika 4, të Ligjit aktual për ZRRE.

5.      Kuvendi i Kosovës të shkarkoj anëtarët e Bordit të ZRRE për arsye të shkeljeve etike dhe ligjore, si në vijim:

5.1.            Mos marrjen për bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve me rastin e vendosjes së tarifave të reja, ashtu siç kërkohet me nenin 1 të Ligjit për ZRRE.

5.2.            Ndikimin politik të anëtarëve të Bordit, me që rast Bordi i ZRRE nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë para datës 31 mars 2014, atëherë kur kanë skaduar tarifat e energjisë, por duke marrë vendim menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)