Ngrohja globale rrezikon akullnajën në Zvicër
Bern, 23 korrik - Ngrohja globale ka arritur të bëhet aq shumë shqetësuese për Tokën sa tashmë po prek edhe skutat më të ftohta të planetit.
Akullnaja e Rodanos në pjesën ekstreme të kantonit Vallese në Zvicër, po ledhatohet nga rrezet e Diellit, duke rrezikuar ekzistencën e saj.
Sipërfaqja e ngrirë është gjithmonë e më e hollë edhe pse rreth 100 vjet më parë mbulonte gjithë sipërfaqen shkëmbore. Shkencëtarët theksojnë se akullnaja ka humbur 1300 netra gjatësi gjatë shekullit të fundit.