Ngrohja globale, 2000-2009 vitet më të nxehta
SHBA, 29 korrik - Ngrohja globale mbetet një fenomen kërcenues për të ardhmen e njerëzimit. Ky është përfundimi i një studimi të Agjencisë amerikane të studimit të Oqeaneve dhe atmosferës.
Në raportin e publikuar prej agjencisë (NOOA), periudha nga viti 2000 deri në 2009 është periudha ku janë regjistruar temperaturat më të larta që nga viti 1880.
Më tej agjencia duke krahasur 10 vjeçarin e parë të shekullit të 21 me vitet e shekullit të 20 shprehet se edhe në vitet 80-90 ka patur ngrohje globale por që nuk mund të krahasohet me të njëjtin fenomen të ndodhur nga 2000 deri në 2009.