Nga sot moti do të stabilizohet, me diell dhe temperatura me të larta
Prishtinë, 11 prill - Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.
Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme , brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit.
Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.
Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsisu, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.