Nga sot moti do të përmirësohet dukshëm
Prishtinë, 9 tetor - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm.
IHK thekson se vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.