22 Dhjetor 2024

Nga sot fillon edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Prishtinë, 30 maj - Edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) 2022 nis sot dhe mbahet deri më 10 qershor në Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren.

Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.

KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Tema e sivjetme e KSDW do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ngjarje do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti mbi Agjendën e Gjelbër. Folës tjerë do të jenë Ministrja Artane Rizvanolli, ambasadorë e përfaqësues të shoqërisë civile në vend. Agjenda është e bashkangjitur këtu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)