Nga prilli ngrohja mund të paguhet edhe në institucione mikrofinanciare
Prishtinë, 23 mars - Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me tri institucione mikrofinanciare: Unionnet, Moneta sh.p.k. dhe Capital sh.p.k.
Në saje të këtyre marrëveshjeve nga fillimi i muajit prill faturat e ngrohjes mund të paguhen pa kurrfarë provizioni edhe në filalat e këtyre institucioneve kudo në Prishtinë.
Ky është edhe një hap më shumë i NP “Termokos” për të qenë më afër konsumatorëve dhe për t’ua lehtësuar atyre mënyrat e pagesës së faturave të ngrohjes.