Nga e diela fillojnë të bien temperaturat
Prishtinë, 1 shtator - Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditë së diele vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.
"Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius. Të shtunën do të regjistrohen temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius, derisa të dielën maksimalet do të ulen për 10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales", thuhet në një kumtesë të IHMK-së.
Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s.