Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale
Prishtinë, 15 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur pas këtyre reshjeve, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.
Këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit.
Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi.
Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius. Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe jugperëndimi.