26 Dhjetor 2024

Nga 1 prilli tarifat e rregulluara kalojnë në tarifat e tregut të lirë

Prishtinë, 11 mars -  Ekspert të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) kanë mbajtur një takim informues me një grup të konsumatorëve, të cilët duke filluar nga 1 prilli i këtij viti do të kalojnë  nga tarifat e rregulluara në ato që ofrohen në tregun e hapur të furnizimit me energji elektrike.

Pas njoftimeve me shkrim, ZRRE ka ftuar këtë grup të konsumatorëve që të diskutojnë edhe drejtpërdrejt obligimet ligjore dhe hapat e nevojshëm që duhet ndërmarr për të gjetur operatorin e përshtatshëm për furnizim me energji elektrike. 

Në takim konsumatorët janë njoftuar me veprimet që ka ndërmarr ZRRE për harmonizimin e legjislacionit sekondar me ligjet e reja primare, duke nxjerrë “Udhëzuesin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë”.

Udhëzuesi është amandamentuar nga ZRRE dhe përcakton mënyrën, kushtet dhe kohën e fillimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, në nivelin e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike.

ZRRE ka njoftuat konsumatorët se sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën e furnizimit me shërbim universal, ku edhe për një kohë do të jenë tarifat e rregulluara, e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo-familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë së pesëdhjetë (50) punonjës.

Ndërsa Konsumatorët komercial në nivelin e tensionit 35 kV, të cilët i nuk i plotësojnë kriteret e lartpërmendura do t’i nënshtrohen kushteve dhe çmimeve të tregut për furnizim me energji elektrike më së largu deri më 31 mars 2020.

ZRRE ka njoftuar edhe me shkrim këtë grup të konsumatorëve se bëjnë pjesë në grupin që duhet të furnizohen me çmime të parregulluara.

Lidhur me këtë, ZRRE ka kërkuar nga ta, që më së largu deri më 31 mars 2020, të bëjnë të gjitha përgatitjet për të gjetur furnizues të energjisë elektrike me çmime të ofruara në treg të lirë.

Po ashtu ZRRE ka njoftuar se sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, në rast se konsumatori dështon të gjejë furnizues me çmime të parregulluara brenda afatit të përcaktuar më lartë, konsumatorit do t’i sigurohet Furnizimi i garantuar, por i cili nuk mund të furnizoj më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë.

Përfaqësues të ZRRE kanë theksuar se çmimi me të cilin furnizuesi i mundësisë së fundit (furnizuesi i garantuar) furnizon me energji elektrike konsumatorët e kësaj kategorie, përcaktohet në bazë të metodologjisë së miratuar nga Rregullatori dhe do të jetë më i lartë se çmimi mesatar i tregut ose se çmimi i furnizimit për konsumatorë të ngjashëm që furnizohen në treg.

Prandaj lidhja e kontratës për furnizim me furnizues të ri me çmime të parregulluara është e domosdoshme.

ZRRE ka siguruar të pranishmit se roli i saj do të vazhdoj të mbetet i njëjtë në përkujdesin ndaj konsumatorëve dhe se do vazhdojë edhe në të ardhmen të monitorojë të gjithë furnizuesit për të siguruar se po respektohen rregullat e tregut dhe konsumatorëve po ju ofrohen shërbime të duhura pa diskriminim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)