23 Dhjetor 2024

Nesër vazhdojnë protestat kundër KEK-ut

Prishtinë, 5 mars -  Nesër nga ora 12:00 para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë do të organizohet protestë gjithëpopullore, për të kundërshtuar faturat e fryra të energjisë elektrike të muajit janar dhe parregullsitë tjera që ka ndodhur në këtë rast.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar të Republikës së Kosovës kanë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, duke thënën se përveç faturave menaxhmenti i KEK-ut ka larguar nga puna punëtorë të pafajshëm duke amnistuar kështu vetveten.

Në emër të këtij grupi ka folur Teuta Hoxha e cila ka thënë se arsyet që po protestojnë janë të njëjtat që kanë qenë, veçse u shtohet edhe padrejtësia që iu është bërë punëtorëve të thjeshtë, duke i larguar nga puna.

“Arsyet tona që protestojmë janë po të njëjtat që kemi protestuar edhe më herët, pasi që kërkesat tona dhe të qytetarëve nuk janë përmbushur as përafërsisht", ka theksuar ajo.

Ajo ka thënë se me gjithë faktin që edhe Zyra e Rregullatorit për Energji raportoi njëjtë me dyshimet e qytetarëve, pra për rritjen e vlerave të faturave, KEK-u prapë vazhdoi me shkyçjen nga rryma edhe të atyre qytetarëve që u ankuan për vjedhje nga ana e KEK-ut.

Ky veprim i KEK-ut sipas Hoxhes vjen nga papërgjegjësia e përgjithshme institucionale.

"Përkundër raportit të ZRrE-së që është i njëjti me dyshimet që qytetarët i kanë pasur me vjedhjet dhe hajnit nga ana e KEK-ut, KEK-u nuk i ka ndaluar shkyçjet e qytetarëve edhe sikur të mos ishte e mjaftueshme dëmi që u kanë shkaktuar qytetarëve ata kanë vazhduar edhe me largimin e punëtorëve të thjeshtë ku janë larguar 6 punëtorë dhe për mbi 100 prej tyre u janë shqiptuar vërejtje më shkrim”, ka thënë ajo.

"Ne si Grup i Qytetarëve të Organizuar e konsiderojmë këtë veprim të KEK-ut si të padrejtë meqenëse urdhri për vjedhje për të rritur inkasimin e KEK-ut në mënyrë të padrejtë, nuk u dha nga vetë punëtorët por nga menaxhmenti i lartë në KEK", ka pohuar Hoxha.

Grup i Qytetarëve të Organizuar vlerëson se pushimi nga puna i punëtorëve nuk e zgjidh këtë problem, për më shumë, kjo vetëm se e shton problemin meqenëse ata që vendosën për këtë vjedhje vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre, ndërsa punëtorët pushohen nga puna.

"Ne ftojmë të gjithë punëtorët e pushuar nga puna si dhe të atyre që shumë shpejtë do t’iu rrezikohet puna nga kjo papërgjegjësi e KEK-ut që së bashku me familjarët e tyre t’i bashkëngjiten protestës së radhës kundër kësaj papërgjegjësie e cila nuk po ndalet vetëm tek konsumatorët e saj", ka potencuar ajo.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar konsideron se pa protestë të vazhdueshme dhe masive, pushteti aktual i Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta nëpërkëmbë qytetarin e Kosovës duke e parë atë të paaftë në mbajtjen e këtij pushteti si të përgjegjshëm.

Hoxha ka theksuar se pa protesta të vazhdueshme, këmbëngulëse, dhe masive, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta konsiderojnë si normale dhe të mirëqenë vjedhjen e qytetarëve të Kosovës jo vetëm në faturat e rrymës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)