Nesër protestohet për shkarkimin e Beqajt, Gjukajt dhe Rexhepit
Prishtinë, 11 prill - Grupi i Qytetarëve të Organizuar mbajt sot takimi me qytetarë, OJQ, sindikalistë dhe organizata studentore në të cilin u diskutua për protestat Ndale Hajninë Zhvilloje Shtetin.
Grupi Organizativ i qytetarëve i informoi të pranishmit dhe mediat se nesër nga ora 12 do të mbahet përsëri marshi protestues me moton Ndal hajninë, zhvilloje shtetin. Protesta do të fillojë para ndërtesës së KEK-ut, për të vazhduar deri para objektit të Qeverisë.
Nga të gjithë pjesëmarrësit u kërkua që të vazhdohet me protesta të këtij lloji dhe të qartësohen sa më shumë kërkesat e protestave.
Po ashtu të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan për një koordinim joformal e të vazhdueshëm deri në arritjen e kërkesave të qytetarëve.
Deri sa organet kompetente të cilat bien ndesh me ligjin nuk dalin para drejtësisë, protestat nuk do të ndalen, thanë drejtues të grupit organizativ të qytetarëve. Rron Gjinoci, njëri nga organizatorët, tha marshi i protestuesve do të fillojë nesër në ora 12-të para ndërtesës se KEK-ut, dhe do të vazhdoj deri të ndërtesa e Qeverisë.
Kërkesa e cila nuk është realizua për të cilën është folur në Kuvend të Kosovës, ka qenë shkarkimi i drejtorit Arben Gjukaj, dhe vënia e tij para përgjegjësisë, shkarkimi i ministrit të zhvillimit ekonomik Besim Beqaj dhe vënia e tij para drejtësisë, si dhe të gjitha kërkesat tjera që i kemi diskutua deri më tani, tha Gjinofci.
Ndërsa, Krenar Shala po ashtu nga grupi organizativ i qytetareve tha se nesër do të shpalosen edhe deklaratat e qytetarëve lidhur me problemet që i kanë.
Dhe në të njëjtën kohë ne kemi vendos që ti vazhdojmë këto diskutime edhe me grupe tjera shoqërore në mënyrë që ta masivizojmë sa më shumë këtë protestë dhe ti kundërshtojmë, të ndeshemi me ligjin që e bëjnë organet kompetente dhe nuk janë të përgjegjshme ndaj kërkesave të qytetarëve.
Kërkesat e Grupit Organizativ të Qytetarëve, janë kërkesa të qytetarëve të Kosovës, prandaj ne kemi premtuar se protestat nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të realizohen, tha Shala.
Kërkesat e protestës janë: Rishikimi i politikave tarfiore të energjetikës në Kosovë dhe kompenzim i të gjithë qytetarëve që kanë qenë viktima të keqmenaxhmentit në KEK, duke përfshirë qytetarët që skanë pasur mundësi të ankohen.
Kërkesa tjera po ashtu janë" Shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e drejtorit Arben Gjukaj, shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Bordit të KEK-ut, shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Besim Beqaj dhe shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Bajram Rexhepi si ministri më i përfolur për korrupsion dhe përgjegjës i një ministrie që do të duhej ta luftonte korrupsionin.