Nesër pritet të ketë reshje bore në pjesën më të madhe të territorit
Prishtinë, 27 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot pritet që vende–vende të ketë riga të izoluara shiu, ndërsa dita e shtunë parashihet të shoqërohet me reshje bore në pjesën më të madhe të territorit.
IHK thekosn se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike, gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë luhatje në parametrat kryesor, si të presionit ashtu edhe të fushave termike.
Kjo situatë do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbaj mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.