Nesër dhe pasnesër mot me diell dhe relativisht i qetë
Prishtinë, 10 shtator - Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.