Nënshkruhet memorandumi për trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë
Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot bashkë me U.D. kryeshefin e KRU “Prishtinës”, Sokol Xhafa, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prishtinë.
Qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i detyrave dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për implementim të plotë dhe të suksesshëm të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë dhe përreth.
Ky memorandum i hap rrugë fillimit të procedurave të implementimit të projektit pasi që i qartëson kompetencat në mes të dy palëve dhe siguron zotimin e mjeteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
“Nënshkrimi i këtij memorandumi sa është i rëndësishëm për fillimin e procedurave për një projekt të rëndësishëm sikur është trajtimi i ujërave të zeza, tregon edhe vendosmërinë në premtimet që u kemi dhënë partnerëve ndërkombëtarë që kanë përkrahur këtë projekt, që në këtë rast është Qeveria Franceze”, ka thënë Kuçi.