23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet memorandumi për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat

Prishtinë, 2 mars - Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) e ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi (MB) me organizatat jo-qeveritare, i cili synon realizimin e nismës dhe aksionit " Ta Pastrojmë Kosovën" për pastrimin e territorit të Kosovës nga mbeturinat e llojeve të ndryshme të shkaktuara nga faktori njeri.

Memorandumi është nënshkruar sot në Prishtinë në ndërtesën e Ministrisë së Mjedisit, nga kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Dr. Sc Ilir Morina dhe përfaqësuesi i OJQ-ve te bashkuara për këtë  nismë, Luan Hasanaj.

Dr. Sc Ilir Morina me rastin e nënshkrimit të memorandumit tha: “ Kam nderin e veçantë që të nënshkruaj këtë memorandum bashkëpunimi me të cilin AMMK-ja zotohet për të përkrahur këtë nismë të fuqishme dhe të paparë deri më tash dhe kaq të madhe në Kosovë. E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe e falënderoj zotëri Luan Hasanaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë nismë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën por me porosi dhe efekt të mirë edhe për krejt rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Nisma e shoqërisë civile me moton “Ta pastrojmë Kosovën” pritet që të aktivizojé mbi 50.000 vullnetarë, qytetarë të Kosovës.

“Është hera e parë në Kosovë që kemi kaq shumë vullnetarë të té gjitha moshave té cilët kanë shprehur gatishmërinë që t’i bashkëngjiten kësaj nisme shumë praktike dhe po aq edhe domethënëse për pastrimin e mbeturinave në Kosovë,” tha Zotëri Morina.

“I ftoj që të gjithë qytetarët e Kosovës: nxënës, studentë, prindër, mësimdhënës, profesorë, politikanë, qeveritarë e parlamentarë që t’i bashkëngjiten kësaj nisme të madhe të shoqërisë civile për pastrimin e mbeturinave në Kosovë dhe ruajtjen e mjedisit të vendit tonë,” tha ndër të tjera kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së.

Ky memorandum ka për qëllim të koordinimit të aktiviteteve, bashkëpunimit dhe mbështetjes në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare “Ta pastrojmë Kosovën”. Memorandumi synon që të promovojë dhe avancojë çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të AMMK-së me OJQ-në “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Për realizimin e përgjegjësive dhe kërkesave që dalin nga ky memorandum do të formohen grupe të përbashkëta të punës të cilat do të hartojnë: programin e punës dhe planin e veprimit që do të përmbajë aktivitetet që do të realizohen, kohën e realizimit, bartësit dhe koston.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)