27 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për Ri-Programimin e Kredive të KEK-ut

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës  Arben Gjukaj, nënshkruan sot Marrëveshjen për Ri-Programimin e Kredive të KEK-ut.

Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshjet financiare për kredi të nënshkruara gjatë viteve 2008-2010 nga Ministria e Financave dhe KEK-u në vlerën prej 229,152,550 euro, të cilat  kishin për qëllim investimet në hapjen dhe operimin e minierës Jug Perëndimore të Sibovcit si dhe në Rehabilitimin e Termocentraleve Kosova A dhe B.

KEK-u në emër të këtyre marrëveshjeve ka tërhequr nga Buxheti i Republikës së Kosovës deri në fund të vitit 2012 ka investuar afro 192.5 milion euro. 

Ministri Hoti pas nënshkrimit të Marrëveshjes theksoi se Qeveria e Kosovës më datë 24.03.2015 ka marr vendim për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare më KEK-un duke  marrë parasysh pamundësinë financiare të kthimit të kredive nga ana e KEK-ut si dhe kërkesat e vazhdueshme të KEK-ut në Ministrinë e Financave për shtyrje të afatit për fillimin e kthimit të kësteve edhe ri-programimin e marrëveshjeve financiare me kushte financiare kreditore të cilat do reflektonin kushtet aktuale të tregut.

“Ri-programimi në këtë rast nënkupton, konsolidimin sipas llojit të investimit të gjashtë marrëveshjeve në dy (Miniera dhe Gjenerim), interesin e akumuluar deri me tani faljen e ndëshkimeve si dhe shuma e kryegjësë në vlerë prej afro 192.5 milion euro të ri-programohet kthimi i tij me kushte të reja financiare -kryesisht kushte të favorshme si dhe 40 milionë euro ndëshkime të falura në mënyrë që kjo të mos ketë ndikim direkt në rritjen e tarifave të energjisë tek konsumatori final ”, ka shtruar ministri Hoti.

Ndërsa, drejtori menaxhues i KEK-ut  Arben Gjukaj duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin  qe ka marre për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare më KEK-un shtoi se ”Ne kemi kërkuar disa herë nga Ministria e Financave shtyrjen  e afateve për fillimin e kthimit të kësteve sepse nuk kemi pasur mundësi financiare,  si dhe kemi kërkuar që këto marrëveshje të riprogramohen në mënyrë që ta kemi më të lehtë kthimin e kredive ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo u bë realitet sot dhe është një ndihmë shumë madhe që kjo Qeveri po i ofron kësaj Korporate. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)