Nënshkruhet marrëveshja për fondin e projekteve te Efiçiencës së Energjisë
Prishtinë, 26 gusht - Ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) organizon takimin në të cilin do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë.
Kjo marrëveshje do të jetë për kalimin e fondit drejt FKEE-së për zhvillimin e projekteve të Efiçiencës së Energjisë.
Takimi mbahet sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të jetë dhe ministri Blerim Kuçi.