26 Dhjetor 2024

Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet KOSTT-it dhe atij të Serbisë (EMS)

Prishtinë, 18 shtator - Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit të Serbisë (EMS) nënshkruan Marrëveshjen për Operim (inter-TSO Agreement) e cila rregullon marrëdhëniet bilaterale që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit dhe operimin e Sistemeve të Transmisionit në mes të dy vendeve.

Marrëveshja për Operim u negociua nën patronatin e Sekretariatit të Energjisë për Evropën Juglindore me bazë në Vjenë dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.

Me Marrëveshjen për Operim e cila hyri në fuqi nga data 15 Shtator 2014, janë definuar rregullat dhe format e bashkëpunimit të ndërsjellët të dy operatorëve të sistemeve përkatëse KOSTT/Kosovë dhe EMS/Serbi, me qëllim të garantimit të operimit të sigurtë të rrjetit interkonektiv ndër-TSO në përputhje të plotë me Manualin e Operimit/Operational Handbook të ENTSO-E (European Network Transmission System Operators-Electricity).

Sipas kësaj Marrëveshje është përcaktuar mënyra e zbatimit të demarkacionit të kufirit elektrik në mes të dy sistemeve e që përputhet me kufirin shtetëror Kosovë-Serbi ndërsa duke filluar nga data 1 Janar 2015 KOSTT do të operoj si Zonë Kontrolluese e pavarur dhe Zonë e pavarur tregtare që nënkupton ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare në mënyrë të pavarur nga EMS.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Operimit në mes të KOSTT dhe EMS janë shfuqizuar marrëveshjet e mëhershme:  Marrëveshja e Përkohshme e Shkëmbimit të Energjisë dhe Marrëveshja e Përkohshme Teknike dhe gjithashtu aktivizohen Kodet EIC për zonën e KOSTT që mundësojnë shkëmbimin e informacioneve në mes të palëve në tregun e energjisë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu i cili njëherit është edhe Kryesues i Expertëve të Grupit Negociator të Kosovës për Energji, me këtë rast theksoi “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Operimit si dhe konfirmimi i Planit Aksional të Energjisë, shënon moment të rëndësishëm për sektorin e energjisë në Kosovë me ç’rast po krijohen kushtet për funksionimin e pavarur të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës pa ndërhyrje ilegale nga ana e Serbisë. Njëherit me këtë tani janë krijuar kushtet që do ti mundësojnë KOSTT-it anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar relevant siç është ENTSO-E (European Network Transmission System Operators-Electricity).”

Kjo marrëveshje del nga Marrëveshja Kornizë e cila ishte nënshkruar në Shkurt të këtij viti nga KOSTT dhe EMS, si dhe është pjesë e Planit Aksional tashmë të konfirmuar nga të dyja palët për implemetimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Plani Aksional definon qartë përgjegjësitë dhe afatet kohore të implementimit të plotë të Marrëveshjes për Energji.

Me këtë vazhdon implementimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sot në një Konferencë për Media zv.Kryeministrja e Kosovës znj.Edita Tahiri dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu, para gazetarëve prezentuan të arriturat në fushën e energjisë në negociatat me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)