Në Xërxë dhe rrethinë do të ndalet rryma për dhjetë minuta
Prishtinë, 4 korrik Kompania KEDS sh.a. njofton se për shkak të mbingarkesës në trafon e KOSTT-it, sot nënstacioni Xërxa do të kalohet me furnizim në Largpërçuesin Gjakova prej orës 12:00 deri në orën 12:10.
Në një komunikatë për mëdia thuhet se gjatë kohës sa do të zgjasin manipulimet në kalimin e Xërxës me furnizim nga Larpërçuesi Gjakova 1 pa furnizim me energji elektrike për dhjetë minuta do të mbesin: Xërxa, Bellacërka, Gexha, Radosti, Ratkoci, Xërxa (një pjesë), Çifllaku, Denja, Dobidoli, Guri i Kuq, Kazniku, Kramoviku, Polluzha, Rakovina, Ratkoci (një pjesë) dhe Sopniqi.
Bhët e ditur se arsyeja e ndërprerjes është: shkyçje emergjente për shkak të ngritjes së temperaturave në T1 të nënstacionin Rahoveci për shkak të mbingarkesës në trafon e KOSTT-it.