24 Dhjetor 2024

Në tremujorin e tretë Kosova ka prodhuar 2 milion tonë thëngjill

Prishtinë, 24 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM3 2013.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat  për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve të tjerë.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2013 Kosova ka prodhuar rreth 2,12 milion tonë thëngjill. Në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar  (TM3 2012), ka rritje të sasisë së prodhuar për 24,5 për qind.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2013 Kosova ka konsumuar 1,65 milionë tonë thëngjill, ku në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar (TM3 2012) ka një rritje të sasisë së konsumuar për 1 për qind.

Prodhimi i energjisë eklektike në TM3 2013, në termocentrale (TC) dhe hidrocentrale (HC) është 1 369,6 GW/h, ku 96,4  për qind është prodhuar në termocentrale dhe rreth 3,6 për qind në hidrocentrale. Në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar (TM3 2012), ka rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 19,3 për qind. 

Në tremujorin e tretë të vitit 2013 në Kosovë janë importuar 142,5 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e njëjtë të viti të kaluar (TM3 2012), kemi zvogëlim te sasisë se importuar për 7,9 për qind, ndërkohë që janë eksportuar 221,3 GW/h energji elektrike.

Në tremujorin e tretë (TM3)  2013, në Kosovë janë konsumuar 871,8 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar (TM 3 2012), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur 5,6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)