Në shtator shpallët blerësi i distribucionit e furnizimit në KEK
Prishtinë, 17 maj - Në fund të shtatorit pritet të shpallët kompania fituese që merr distribucionin e furnizimit në KEK, ndërsa në bazë të agjendës kohore, Kosovës së re, planifikohet që deri në fund të vitit 2012 të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri ka bërë të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj..
Ai ka theksuar sese ka kompani që janë të interesuara per privatizimin e distribucionit të furnizimit në KEK e të cilat janë para kualifikuar dhe po vazhdohet procedurave të parapara.
Beqaj ka theksuar se gjendja e tanishme në sektorin e energjisë elektrike, duke thënë se mbi 47 për qind e saj humb nga vjedhja dhe humbjet teknike, dhe ai mendon se në bazë të përvojave, është zgjidhje e duhur të privatizohet distribucioni i furnizimit në KEK.
Ne kemi miratuar një agjendë, e cila këto ditë është duke u specifikuar me hapa konkret dhe presim që shpalljen e fituesit të parë, meqenëse kemi bërë para kualifikimin e firmave, të cilat janë të interesuara për të hyrë në privatizimin e distribucionin e të furnizimit dhe shpallja e fituesit pritet të bëhet diku në fund të shtatorit dhe njëkohësisht pretendojnë ta mbyllim këtë projekt para këtij viti, ka thënë Beqaj.
Kurse, sa i përket projektit Kosova e re, ministri Beqaj ka theksuar se janë katër kompani të parakualifikuara, të cilat me përvojën e tyre nëpër vendet nga kanë ardhur dhe plotësimin e kushteve, të cilat janë paraparë në ftesën për parakualifikim, është një argument i fuqishëm që ato janë serioze dhe që kanë interesim për të hyrë në këtë proces.
Kemi kryer një agjendë kohore dhe ajo agjendë kohore është që planifikojmë që deri në fund të vitit 2012 ne ta përmbyllim marrëveshjen me investitorin e ri dhe të bëjmë bartjen e aseteve tek investitori potencial, ka thënë Beqaj.
Sipas tij, qeveria planifikon që investitori në Kosovën e re pritet që në vitin 2017 të jap rrymën e parë në vendin tonë.
Ne sipas projeksioneve që i kemi, do të thotë deri në viti 2017, realisht të fillojë gjenerimi në Kosovën e re, ka thënë Beqaj.
Ndryshe, ministri Beqaj gjatë takimit konsultues me gazetarë ka përmendur dy prioritetet e kësaj ministrie për këtë vit, siç janë vazhdimi i procedurave për privatizimin e PTK-së, ku nga pesë kompanitë konkurruese në tetor pritet të shpallet fituesi.
Ministri Beqaj ndal edhe te pagat e punonjësve të PTK-së, të cilat sipas tij mesatarja në neto ka qenë 900 euro, duke thënë se pagat nuk do të garantohen që do të jenë kështu pas privatizimit, por garantohet se të gjithë punëtorët e PTK-së do të kenë kontrata pune edhe katër vite pas privatizimit, dhe sikurse për të gjithë edhe në këtë institucion të përfillet ligji i punës.