Në Prizren do të ndërtohet deponia e mbeturinave inerte
Prizren, 21 shtator - Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte.
Pas nënshkrimit të memorandumit U.d ministri Matoshi e kryetari Haskuka do të marrin pjesë edhe në aktivitetet që organizohen nesër në qendër të Prizrenit, me rastin e javës së levizshmërisë pa makina.